Politike

"Vonesa nga moti i keq"/ Balluku: Dy fluturime në ardhje për në Shqipëri kanë devijuar drejt Barit

Me anjë të një postimi në Facebook, Balluku shton se stafet e Albcontrol kanë akomoduar të gjitha kërkesat e pilotëve për të shmangur këto fenomene gjatë fazave të fluturimit.

6 Janar 2026, 17:01 Nga E. D

"Vonesa nga moti i keq"/ Balluku: Dy fluturime në ardhje për

TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe njëherazi ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturësm ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit dy nga fluturimet në ardhje të datës 5, në orët e mbrëmjes, kanë devijuar drejt Barit, për shkak të motit të keq.

Me anjë të një postimi në Facebook, Balluku shton se stafet e Albcontrol kanë akomoduar të gjitha kërkesat e pilotëve për të shmangur këto fenomene gjatë fazave të fluturimit. Në fund, zv.kryeministrja thekson se për shkak të këtyre devijimeve të shkaktuara nga kushtet e motit, mund të ketë vonesa në fluturimet e sotme.

NJOFTIM PËR MEDIA

Gjatë 24 orëve të fundit, për shkak të fenomeneve meteorologjike mbi dhe në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, dy nga fluturimet në ardhje të datës 5, në orët e mbrëmjes, kanë devijuar drejt Barit, për shkak të pamundësisë për të vijuar uljen në mënyrë të sigurt.

Edhe gjatë ditës së sotme kanë pasur fenomene meteorologjike të lokalizuara në zona në afërsi të aeroportit. Stafet e Albcontrol kanë akomoduar të gjitha kërkesat e pilotëve për të shmangur këto fenomene gjatë fazave të fluturimit. Për shkak të këtyre devijimeve të shkaktuara nga kushtet e motit, mund të ketë vonesa në fluturimet e sotme. Albcontrol po e ndjek situatën nga afër për të garantuar ofrimin e sigurt të shërbimeve të lundrimit ajror.

moti i keq belinda balluku

Sondazh

Poll