Politike

Përmbytjet në Durrës/ PL: Pasojë e qeverisjes, interesat e qytetarëve janë lënë në plan të dytë

Përmes një deklarate për mediat, anëtarja e PL-së në Këshillit Bashkiak të Durrësit, Anisa Ibraj, u shpreh se kjo nuk është një situatë e papritur dhe as e pashpjegueshme.

6 Janar 2026, 15:34 Nga E.d
Përmbytjet në Durrës/ PL: Pasojë e qeverisjes, interesat e
Anisa Ibraj

TIRANË- Partia e Lirisë ka reaguar pas situatës së përmbytjeve të krijuara në qytetin e Durrësit, si pasojë e motit të keq dhe rreshjeve intensive. Përmes një deklarate për mediat, anëtarja e PL-së në Këshillit Bashkiak të Durrësit, Anisa Ibraj, u shpreh se kjo nuk është një situatë e papritur dhe as e pashpjegueshme.

Ajo tha se kjo është një pasojë direkte e një mënyre qeveriseje, ku interesat e qytetarëve jane lënë prej vitesh në plan të dytë, ndërsa paratë publike nuk janë kthyer në shërbime dhe mbrojtje për komunitetin. Ibraj tha se Durrësi vuan nga një model administrimi ku investimet janë të copëzuara, të përkohshme dhe pa ndikim afatgjatë.

"Situata e përmbytjeve në qytetin e Durrësit nuk është as e papritur dhe as e pashpjegueshme. Ajo është pasojë direkte e në mënyre qeverisjeje ku interesat e qytetarëve jane lënë prej vitesh në plan të dytë, ndërsa paratë publike nuk janë kthyer në sherbime dhe mbrojtje për komunitetin. Durrësi sot nuk vuan nga kushtet atmosferike, por nga një model administrimi ku investimet jane të copëzuara, të përkohshme dhe pa ndikim afatgjatë.

Infrastruktura urbane është lënë pa mirëmbajtje, ndërhyrjet janë sporadike dhe reagimi vjen vetëm pasi dëmi është konsumuar. Durrësi ka nevojë për një orientim të qartë të fondeve publike drejt infrastrukturës bazë, për planifikim afatgjatë dhe për nderhyrje që mbrojnë jetën, pronën dhe aktivitetin ekonomik të qytetarëve" tha Anisa Ibraj./Dosja.al

anisa ibraj pl durrës

Sondazh

Poll