Politike

Përmbytjet masive në Durrës/ Salianji: Pasojë e projekteve fasadë, beton për oligarkët ndërsa ujë dhe baltë për njerëzit e thjeshtë 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Salianji shkruan se fotografitë e sotme janë pasqyra e vërtetë e Durrësit të qeverisur nga propaganda.

6 Janar 2026, 14:52 Nga E.d

Përmbytjet masive në Durrës/ Salianji: Pasojë e projekteve

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reguar lidhur me situatën si pasojë e motot të keq, me të cilën po përballet qyteti i Durrësit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Salianji shkruan se fotografitë e sotme janë pasqyra e vërtetë e Durrësit të qeverisur nga propaganda.

Ai tha se janë miliona euro investime të dështuara, projekte fasadë, punë të bëra për të vjedhur jo për qytetarët, por jo për interesin publik. Salianji tha se familje të tëra janë të braktisura, qytetarët pa asnjë ndihmë, të lënë në mëshirën e Zotit, ndërkohë bashkia dhe ministrat fshihen pas kamerave dhe justifikimeve.

Në fund, ai tha se ky është modeli i Edi Ramës, beton për oligarkët, ujë dhe baltë për njerëzit e thjeshtë. 

Reagimi

Fotografitë e sotme janë pasqyra e vërtetë e Durrësit të qeverisur nga propaganda: miliona euro investime të dështuara, projekte fasadë, punë të bëra për të vjedhur jo për qytetarët, jo për interesin publik, por për të shpërdoruar paratë e shqiptarëve! Tenderi i hidrovorit ashtu si veliera janë bërë për të vjedhur miliona Euro dhe ndërkohë hidrovori që duhet të pomponte ujërat ka pompuar miliona Euro për xhepat e klientëve të pushtetit por nuk punon!

Sot Durrësi është nën ujë nga një shi i vetëm. Familje të tëra janë të braktisura, qytetarët pa asnjë ndihmë, të lënë në mëshirën e Zotit, ndërkohë bashkia dhe ministrat fshihen pas kamerave dhe justifikimeve.

Ky është modeli i Ramës: beton për oligarkët, ujë dhe baltë për njerëzit e thjeshtë. Rrugë që çahen, kanale që nuk mbajnë, ura e sheshe luksi që nuk i hyjnë në punë askujt veç atyre që ndajnë tenderat.

Ne nuk mund ta pranojmë më këtë tallje me jetët e qytetarëve. Shteti ekziston për të mbrojtur njerëzit, jo për të mbushur xhepat e pushtetit!

KËTIJ MODELI ABUZIV DUHET T’I JAPIM FUND!/Dosja.al

ervin salianji durrës edi rama

Sondazh

Poll