Aktualitet

U gjetën në garazhin e kompleksit të “Il Padrinos”, sekuestrohen dy mjetet e blinduara të Edison Harizajt, në sitë edhe tetë të tjera

Ndër 400 mjetet e bllokuara, Policia e Vlorës ka sekuestruar 10 automjete. Katër prej tyre janë të blinduara dhe dy prej të blinduarave i përkasëin Edison Harizajt, të njohur ndryshe si ‘Il Padrino’, i cili u vra më shumë se një vit më parë në një atentat mafioz në qytetin e Durrësit. Automjetet e Harizajt janë gjetur në një garazh të një kompleksi në Vlorë me emrin “Oslo”, dhe janë sekuestruara për të verifikuar dokumentacionin dhe pronësinë e tyre. Në këtë kompleks jetojnë ende familjarët e Harizajt.
Featured image of article: U gjetën në garazhin e kompleksit të “Il Padrinos”, sekuestrohen dy mjetet e blinduara të Edison Harizajt, në sitë edhe tetë të tjera Edison Harizaj
Përditësuar:

VLORË– Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës ku ka vënë në sitën e kontrollit rreth 400 automjete. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kontrollet janë zhvilluar në hyrje dhe në dalje të qytetit, ku është bërë verfikimi i pronësisë së mjeteve të ndaluara.

Ndër 400 mjetet e bllokuara, Policia e Vlorës ka sekuestruar 10 automjete. Katër prej tyre janë të blinduara dhe dy prej të blinduarave i përkasëin Edison Harizajt, të njohur ndryshe si ‘Il Padrino’, i cili u vra më shumë se një vit më parë në një atentat mafioz në qytetin e Durrësit. Automjetet e Harizajt janë gjetur në një garazh të një kompleksi në Vlorë me emrin “Oslo”, dhe janë sekuestruara për të verifikuar dokumentacionin dhe pronësinë e tyre. Në këtë kompleks jetojnë ende familjarët e Harizajt.

Dosja.al mëson gjithashtu se edhe tetë mjetet e tjera janë në process verifikimi dhe se u përkasin personazheve të nëntokës së krimit në Vlorë, por që ende nuk dihen identitetet e tyre.

Edison Harizaj, i njohur ndryshe si “Il Padrino” dhe krahu i djathtë i Emiljano Shullazit u vra me 15 plumba në një atentat në Durrës, mesnatën e 7 nëntorit të vitit 2018. 39-vjeçari vdiq në vend ndërkohë që i plagosur rëndë mbeti shoku i ngushtë Genci Caci, 33 vjeç, dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Harizaj ishte pasagjer në mjetin e llojit “Audi” me targa “AA857OR”, që drejtohet nga Caci dhe po udhëtonin nga Tirana drejt Vlorës, në momentin që iu bë atentati.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prej më shumë se një jave që OFL-ja ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit. Ditën e sotme, Operacioni Forca e Ligjit ka ‘goditur’ sërish dy të dënuar në Britaninë e Madhe për trafik droge. OFL i ka kërkuar të justifikojnë pasuritë Klaus Matishi alias Kledian Çopja dhe Emiljano Shegës, të dy banues në Elbasan dhe me procedentë penal. OFL-ja ka dërgoi formularin tek Suel Cela, Plarent Dervishajt, biznesmenin durrsak, Dashamir Gjoka, dhe trafikantin i arrestuar në Gjermani për trafik droge, Emiljano Hysenaj dhe të afërmin e tij, Edlirin. Formulari iu dërgua edhe ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i cili ktheu edhe përgjigjien e tij. Formulari i është dërguar edhe Ardian Çapjas në Elbasan, ndërkohë që pasuria i është sekuestruar Altin Hajrit në Shijak, dhe Grupit të Dukagjinit në Shkodër.  Po ashtu OFL-ja i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë dhe Arben Isufajt i njohur ndryshe si Ben Qimja.  Po kështu ditën e shtunë u janë sekuestruar makinat e blindura, Durim Bamit, Dashamir Gjokës dhe Landi Muharremit. Në ‘sitën’ e OFL-së u kap “kumbari i Shkodrës” Bardhok Pllanaj dhe  Alberto Kochsiek (Lamaj), i njohur ndryshe si kreu i bandës së bananeve. Dy ditë më parë, radha i erdhedhe Emiljano Shullazit dhe Gjergj Cukali, i cili përflitet se është mik i afërt me të. Ndërsa sot OFL-ja ka nxjerrë dy emrat e radhës që duhet të japing llogari për pasurinë, Pajtim Serjani dhe Orges Jahelezi.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment