Aktualitet

Nis sot procesi i i bujshëm i vrasjes së Ardit Spahiut/ Lufta mes klaneve të mafias shqiptare! Mediat belge: Franc Çopja organizoi ekzekutimin

Më 27 nëntor 2020, Ardit Spahiu, 38-vjeçari shqiptar,  ra në një pritë në rrugën Condor, në Molenbeek-Saint-Jean.

5 Janar 2026, 13:39 Nga D.S
Nis sot procesi i i bujshëm i vrasjes së Ardit Spahiut/ Lufta mes
Foto ilustruese

BELGJIKË-  Nis sot procesi për figurat kryesore të bandës kriminale Franc Çopja dhe Mikael Qosja, të cilët dyshohet se janë anëtarë të një klani mafioz në Shqipëri, të përmendur shpesh në çështje të importit të kokainës në shkallë të gjerë në Europë. Më 27 nëntor 2020, Ardit Spahiu, 38-vjeçari shqiptar,  ra në një pritë në rrugën Condor, në Molenbeek-Saint-Jean. Një burrë i armatosur dhe i maskuar, i pajisur me një armë automatike dhe silenciator, hapi zjarr intensiv ndaj tij.

Sipas mediave të huaja, në vendngjarje u gjetën 17 gëzhoja, ndërsa nëntë plumba e kapën viktimën. Sipas konstatimeve të para të mjekut ligjor në vendngjarje në atë kohë, tha që Ardit Spahiu mund të jetë ekzekutuar përfundimisht në trotuarin ku u rrëzua.

Luftë klanesh

Ardit Spahiu dyshohet se ishte gjithashtu i përfshirë në trafik droge, përmes një klani tjetër, klani Alibej, rival i atij të Franc Gergelyt. Sipas familjarëve, një luftë që dyshohet se zgjati prej vitesh dhe ka çuar në disa kontrata vrasjeje në Shqipëri. Arsyet e konfliktit ndryshojnë nga një dëshmi në tjetrën si, rivalitet për kontrollin e tregut, vjedhja e një ngarkese prej 50 kg kokaine, borxhe financiare, apo edhe thjesht çështje egoje.

Zhbllokimi i hetimit: SKY ECC

Hetimi ngeci për një kohë të gjatë, deri sa autoritetet arritën të deshifrojnë rrjetin SKY ECC, aplikacionin e mesazheve të përdorur nga bota kriminale ndërkombëtare. “Ishte sikur po uleshe në tryezën e mbledhjeve të kriminelëve”, komentonte në atë kohë një zyrtar i lartë i policisë federale. Ky deshifrim çoi në shkatërrimin e shumë organizatave kriminale në mbarë botën, dhe në këto komunikime u gjetën edhe elementë që lidhen me organizimin e vrasjes së Ardit Spahiut.

Veçanërisht në faqet e shkëmbimit të mesazheve mes Franc Gergelyt, i njohur edhe si Franc Çopja, dhe protagonistëve të tjerë të çështjes, tre prej të cilëve janë ende në arrati. Tani u takon anëtarëve të jurisë, të përzgjedhur këtë të hënë, të përcaktojnë arsyet e kësaj vrasjeje, nëse do të shpallin të akuzuarit fajtorë. Franc Gergely u arrestua në shtator 2023 në Emiratet e Bashkuara Arabe, prej nga u ekstradua në dhjetor të po atij viti, një precedent i parë gjyqësor mes Belgjikës dhe këtij shteti të Lindjes së Mesme./Dosja.al 

franc çopja mafia shqiptare ardit spahiut

Sondazh

Poll