Aktualitet

E hëna e parë e këtij viti shoqërohet me fluks të lartë lëvizjes në pikën kufitare të Kakavijës/ Shkak, kthimi pas pushimeve për festat e fundvitit

Sipas të dhënave zyrtare, janë përpunuar gjithsej 10.716 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3.073 në hyrje dhe 7.643 në dalje.

5 Janar 2026, 09:58 Nga D.S
E hëna e parë e këtij viti shoqërohet me fluks të
foto ilustruese

KAKAVIJË- Rradhë të gjata pritjesh dhe vonesa janë regjistruar këte të hënë në pikat kufitare Shqipëri- Greqi  teksa bashkatdhetarët po rikthehen në shtetin fqinj pas festave të fundvitit të kaluara pranë familjarëve në Shqipëri.

Sipas të dhënave zyrtare, janë përpunuar gjithsej 10.716 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3.073 në hyrje dhe 7.643 në dalje. Ndërkohë, janë përpunuar gjithashtu 2.908 mjete, prej të cilave 773 në hyrje dhe 2.135 në dalje./Dosja.al 

 

kakavije

Sondazh

Poll