Aktualitet

E rëndë! 85-vjeçarja bie nga kati i tretë i pallatit në Sarandë, ndërron jetë në sallën e operacionit

Mësohet se ajo ndërroi jetë në sallën e operacionit.

5 Janar 2026, 08:45 Nga D.S

E rëndë! 85-vjeçarja bie nga kati i tretë i pallatit

SARANDË-  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Sarandës ku një 85-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga ballkoni në katin e tretë të një pallati. Mësohet se ajo ndërroi jetë në sallën e operacionit.

Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 të qytetit, Selfije Demani është transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës dhe duke parë gjendjen e rëndë të saj me fraktura të shumta, dëmtime në të 2 gjunjët, në pjesën e legenit dhe në mushkri. Uniformat e bardha bëjnë me dije se, mjeku kirurg e futi menjëherë në sallën e operacionit, por për shkak të dëmtimeve të shumta, Demani nuk mundi të mbijetojë.

Gjithashtu mësohet se momentin që ka ndodhur ngjarja, viktima ishte vetëm në shtëpi, besohet se kishte probleme me shëndetin mendor dhe me shikimin. Uniformat blu po hetojnë konkretisht dy pista, atë të vdekjes për shkaqe natyrale dhe atë të vetëvrasjes./Dosja.al 

bie nga kati i trete

Sondazh

Poll