Aktualitet

Humbi jetën nga tritoli i vënë në Shkodër/ Mbahet sot gjyqi për katër të arrestuarit

Të dyshuarit të cilët do gjykohen nga autoritetet janë, Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi.

5 Janar 2026, 09:45 Nga D.S

Humbi jetën nga tritoli i vënë në Shkodër/ Mbahet sot

SHKODËR-  Mbahet sot gjyqi për katër të arrestuarit pas shpërthimit me tritol ku humbi jetën Hysni Ymeri në Shkodër. Të dyshuarit të cilët do gjykohen nga autoritetet janë, Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi. Sipas policisë, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe kundrejt pagesës kanë vendosur lëndë plasëse dhe kanë shpërthyer panelin elektrik të pallatit ku banonte Ymeri.

Kush është Hysni Ymeri ?

67-vjeçari Hysni Ymeri është vëllai i një personi të dënuar me burg për një vrasje të ndodhur shumë vite më parë në Shkodër. Konkretisht, në vitin 1995 në Kiras është vrarë Shefqet Çekorja nga vëllai i Hysni Ymerit. Pas asaj ngjarje autori është arrestuar nga policia e cila e zbardhi atë vrasje dhe është dënuar nga gjykata.

Ndërkohë disa vite më pas, dy familjet kanë shtrirë dorën e pajtimit. Shefqet Çekorja është vëllai i Ismet Çekores që u vra në shtatorin e vitit 2022 në afërsi të banesës. Djali i Hysni Ymerit i cili jeton jashtë Shqipërisë ka ardhur me 25 dhjetor për shkak se nëna e tij vuan nga kanceri dhe mjekët nuk i kanë dhënë shumë kohë për jetën nënës.

Ndërkohë që edhe sot përpara ngjarjes, ai ndodhej në spital me nënën. 67-vjeçari pasi ka pirë një kafe si çdo ditë me shokët e lagjes është çuar nga lokali për të shkuar në shtëpi dhe më pas në spital tek bashkëshortja por sapo është futur brenda hyrjes së pallatit në katin e parë ndodhi shpërthimi i fuqishëm.

Hysni Ymeri deri në spital ka shkuar gjallë, por fatkeqësisht nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të rënda në kokë. Gjithashtu, disa vite më parë djali i xhaxhait i Hysni Ymerit vrau bashkëshorten e tij dhe më pas qëlloi edhe vetveten. Ndërkohë një kushëri tjetër, shtetasi Dritan Ymeri vrau në 2017 shtetasin Ilir Aliaj, mjek në profesion në Shkodër pas një konflikti pronësie.

Autori arriti t’i shpëtojë policisë dhe dyshohet se ndodhet jashtë Shqipërisë prej asaj kohe. Policia po pret vendimin final të antiterrorit nëse ka patur apo jo shpërthim me tritol për t’i dhënë më pas orientimin e duhur hetimeve dhe për ta ndarë nëse është kriminale apo aksidentale./Dosja.al 

hysni ymeri mbahet sot gjyqi për katër të arrestuarit

Sondazh

Poll