Aktualitet

I dënuar me burg nga Lituania/ 39-vjeçari nga Kosova kapet në pikën kufitare të Morinës

DVP Kukës, bën me dije se si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve hyrje/dalje, në bashkëpunim me policinë Kufitare të Morinës, kapen dhe arrestuan 39-vjeçarin B.K, banues në Kosovë.

5 Janar 2026, 12:38 Nga D.S

I dënuar me burg nga Lituania/ 39-vjeçari nga Kosova kapet në

KOSOVË- Një 39-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi rezulton i dënuar me 2 vite e 3 muaj burg nga autoritet lituaneze. DVP Kukës, bën me dije se si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve hyrje/dalje, në bashkëpunim me policinë Kufitare të Morinës, kapen dhe arrestuan 39-vjeçarin B.K, banues në Kosovë.

Sipas tyre, nga një informacion i shkëmbyer me Interpol Tiranën, ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli në Lituani. 39-vjeçari ishte dënuar me 2 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale 'Dëmtimi i papërfillshëm i shëndetit, kërcenimi për të vrarë ose për t’i shkaktuar një personi një dëmtim të rëndë shëndeti ose terrorizmi i një personi”. Ndërkohë bëhet me dije se po punohet me homologët në Lituani për ekstradimin e 39-vjeçarit.

Njoftimi i policisë

"I dënuar me 2 vjet e 3 muaj burgim, nga autoritetet lituaneze, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në hyrje të RSh-së, 39-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe i verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin kosovar B. K., 39 vjeç, banues në Kosovë.

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vilnius, Lituani, pasi Gjykata e Vilnusit e ka dënuar me 2 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale “Dëmtimi i papërfillshëm i shëndetit, kërcenimi për të vrarë ose për t’i shkaktuar një personi një dëmtim të rëndë shëndeti ose terrorizmi i një personi”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Lituani, vijon procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit."/Dosja.al 

arrestohet 39-vjecari ne morine i denuar ne lituani

Sondazh

Poll