Aktualitet

"Shqipëria Bëhet" proteston sërish para Kryeministrisë, Policia u merr karriget me dhunë

Teksa aktivistët dhe qytetarët po protestonin, Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nuk ka lejuar protestën. 

5 Janar 2026, 11:41 Nga I.A
"Shqipëria Bëhet" proteston sërish para
Protesta

TIRANË- Lëvizja 'Shqipëria Bëhet' ka nisur sërish protestën para Kryeministrisë ditën e sotme. Teksa aktivistët dhe qytetarët po protestonin, Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nuk ka lejuar protestën. 

Teksa ndodheshin të ulur në karrige, Policia u ka marrë karriget me dhunë protestuesve. 

Çfarë ndodhi ditën e djeshme?

Protesta e organizuar nga “Shqipëria Bëhet” u shoqërua me tensione të forta, pasi policia hoqi me forcë çadrat e vendosura nga aktivistët gjatë ditës së djeshme. Ndërsa në orët e vona të natës një tjetër incident ndodhi, kur forcat e rendit hoqën sërish sendet e protestuesve, ku në këtë moment u lëndua edhe kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, i cili ndodhet në spital./Dosja.al

shqipëria bëhet

Sondazh

Poll