Aktualitet

Trump publikon të dhënat e komuniteteve emigrante që marrin ndihmë sociale në SHBA! Ja sa familje nga Shqipëria dhe Kosova përfitojnë

Sipas të dhënve të publikuara nga Trump në rrjetin Truth Social, vihet re se një pjesë e konsiderueshme familjesh shqiptare përfitojnë ndihmë sociale në SHBA.

4 Janar 2026, 19:28 Nga E.d
Trump publikon të dhënat e komuniteteve emigrante që marrin
Foto ilustruse

SHBA- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka publikuar të dhënat statitikore të komuniteteve emigrante, të cilat përfitojnë ndihmë sociale në SHBA. Sipas të dhënve të publikuara nga Trump në rrjetin Truth Social, vihet re se një pjesë e konsiderueshme familjesh shqiptare përfitojnë ndihmë sociale në SHBA.

46% e familjeve nga Kosova që jetojnë në SHBA përfitojnë ndihmë sociale. Ndërsa nga Shqipëria, përfitojnë rreth 41.3% e  familjeve shqiptare të zhvendosura në Shtetet e Bashkuara. 

Këto statistika i referohen familjeve emigrante, të cilat përfitojnë programe të ndryshme ndihmash sociale. Këto përfshijnë mbështetje financiare, ushqimore, shëndetësore dhe shërbime të tjera shtetërore. Këto të dhëna janë publikuar në kuadër të debatit të vazhdueshëm në SHBA, mbi emigracionin dhe politikat sociale./Dosja.al

donald trump shba ndihmë sociale

Sondazh

Poll