Politike

Djegia e mandateve/Paloka për Rudina Hajdarin: Inspiron Taulant Ballën

15 Mars 2019, 21:58 Nga DOSJA
Djegia e mandateve/Paloka për Rudina Hajdarin: Inspiron Taulant Ballën

Teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Edi Paloka i është përgjigjur pyetjes së Arian Çanit nëse është bërë pishman për mandatet e djegura, ku ka thënë se e ka kërkuar këtë që në fillim.

“Nuk jam bërë pishman, kam qenë nga ata që e ka kërkuar që në fillim. Ka qenë një akt që vërtetë është akti më ekstrem politik, por është i domosdoshëm sepse Rama praktikisht kontrollon gjithçka. Kapi edhe drejtësinë, Gjykatë Kushtetuese s’ke, ka gjithçka në dorë dhe çfarë na ngeli ne të bënim? Po të rrinim në Parlament pa u larguar, do bëheshim një fasadë. Mandatet e djegura ishte akti i fundit politik që duhej bërë për mos të kaluar tek dhuna”, tha Paloka.

“Ky është parë edhe si një akt besimi ndaj nesh. Ne bëmë diçka që na e kërkonin njerëzit. Deputetët e rinj që kanë hyrë aty, janë për interes të vetën. Ndërsa për Rudina Hajdarin kam vetëm një fjalë; Në momentin kur fjalët e tua inspirojnë Taulant Ballën, duhet të mendosh se çfarë ke bërë”, u shpreh Edi Paloka, duke komentuar hyrjen e deputetëve të rinj të opozitës në Kuvend dhe refuzimin e Rudina Hajdarit për të dorëzuar mandatin.

Opozita e bashkuar vendosi të digjte mandatet si hap ekstrem në kërkesat e saj për largimin e qeverisë Rama. Opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet vendore dhe ato qendrore, pasi sipas opozitës në këto kushte, qeveria ka mundësinë të blejë sërish zgjedhjet.

Marrë nga Zonë e Lirë

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites edi paloka rudina hajdari djegia e mandateve te opozites edi paloka rudina hajdari

Sondazh

Poll