Politike

"Stop terrorit ndaj protestuesve paqësor"/Berisha i del në mbrojte protestës së Lapaj: Rama urdhëron policinë të dhunojë protestuesit 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha tha se duhet të ndalohet terrorit ndaj protestuesve paqësor.

4 Janar 2026, 16:41 Nga E.d
"Stop terrorit ndaj protestuesve paqësor"/Berisha i del në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbështetur protestën e organizuar nga Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha tha se duhet të ndalohet terrorit ndaj protestuesve paqësor.

Lideri i opozitës tha se Rama në mbrojtje të mega-aferave të tij korruptive, urdhëron policinë të dhunojë protestuesit para kryeministrisë. Në fund, ai tha se shqiptarët do ti rezervojnë fatin e Maduros.

"Stop terrorit ndaj protestuesve paqësor! Ramaduro në mbrojtje të mega-aferave të tij korruptive urdhëron policinë të dhunojë protestuesit para kryeministrisë! Shqiptarët do të rezervojnë fatin e Maduros!" shkruan Berisha./Dosja.al

sali berisha adriatik lapaj shqipëria bëhet

Sondazh

Poll