Aktualitet

E rëndë në Mat/ Tentoi të kalonte lumin dhe e mori rrjedha e ujit, humb jetën 66-vjeçari (EMRI)

Trupi i pajetë i tij është gjetur disa kilometra më larg, pa shenja jete, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gjithashtu në kërkime për gjetjen e tij morën pjesë shërbimet e Policisë, familjarët dhe banorë të zonës.

4 Janar 2026, 09:49 Nga E. D
E rëndë në Mat/ Tentoi të kalonte lumin dhe e mori rrjedha e
foto ilustruese

MAT- Një e rëndë ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Klos të Matit, ku si pasojë ka humbur jetën një 66-vjeçar. Mësohet se Xhemal Zhuku, teksa ka tentuar të kalojë lumin Mat, është marrë nga rrjedha e fortë e ujit.

Trupi i pajetë i tij është gjetur disa kilometra më larg, pa shenja jete, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gjithashtu në kërkime për gjetjen e tij morën pjesë shërbimet e Policisë, familjarët dhe banorë të zonës.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike./Dosja.al

mat

Sondazh

Poll