Sport

VIDEO/ Perla e Olmos i hap rrugën Barçës për fitoren e vështirë të derbit ndaj Espanyolit…

Fitorja 2-0 e derbit të Katalonjës, bën të blaugranët të rrisin diferencën me Real Madridin

3 Janar 2026, 23:48 Nga DOSJA

VIDEO/ Perla e Olmos i hap rrugën Barçës për fitoren e

SPANJE - Derbi katalanas është i Barcelonës, me një fitore 2-0 ndaj Espanyol, duke e lënë Real Madridin përkohësisht shtatë pikë prapa.

Pjesa e parë ishte mjaft e barabartë dhe e luftuar. Miqtë u përpoqën të kontrollonin posedimin e topit, por lojtarët e Gonzalez kërcënuan vazhdimisht mbrojtjen e Barçës, por portieri Garcia ishte factor gjatë gjithë ndeshjes.

Pavarësisht një ritmi të fortë, 45 minutat e para përfunduan pa gola, por gjërat ndryshuan me lëvizjen vendimtare të Flick në fillim të pjesës së dytë. Fermin Lopez zëvendësoi Rashford, dhe mesfushori sulmues spanjol ishte lojtari i finales së ndeshjes.

Ai fillimisht i dha një asist për Dani Olmon, i cili shënoi golin e parë me një goditje perlë, duke hapur rrugën e fitores së Barçës në minutën e 86-të.

Më pas ishte po Fermin Lopez që pas një aksioni personal asistoi në golin e dytë të Lewandowski në minutën e 90-të për rezultatin 2-0, ku portieri Dmitrovic u dorëzua ashtu si shokët e tij.

Barcelona tani ka 49 pikë, shtatë pikë përpara Real Madrid, i cili do të luajë të dielën kundër Betis.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll