Sport

VIDEO/ Aston Villa mposht Nottingham dhe përkohësisht të dytët në krye të Premier

Dominuese gjatë gjithë ndeshjes, Aston Villa mposhti Nottingham me rezultatin 3-1 të shtunën pasdite. Villans janë përkohësisht të dytët në Premier League, tre pikë pas Arsenalit, i cili i mundi ata 4-1 katër ditë më parë.

3 Janar 2026, 16:28 Nga DOSJA

VIDEO/ Aston Villa mposht Nottingham dhe përkohësisht të

ANGLI - Në ndeshjen hapëse të javës së 20-të të Premier League, Aston Villa nuk tregoi shenja nervozizmi kundër Nottingham Forest.

Villans dominuan plotësisht pjesën e parë falë mesfushorëve të tyre, të cilët ishin të përfshirë në çdo lojë sulmuese. Olie Watkins hapi rezultatin 1-0 me një goditje të shkëlqyer dhe të fuqishme nga buza e zonës (45’+1).

Pas kthimit nga dhoma e zhveshjes, Aston Villa e zgjeroi shpejt epërsinë falë John McGinn (2-0, minuta e 49-të).

Morgan Gibbs-White, pas një aksioni të organizuar në mënyrë të shkëlqyer ngushton rezultatin (2-1, minuta e 61-të), por McGinn i shuajti shpresat e të besuarve të Sean Dyche duke shënuar golin e tij të dytë me një gjuajtje prej 35 metrash pas një pritjeje të pashpjegueshme nga portieri i Forest, John Victor (3-1, minuta e 73-të).

Me këtë fitore, Aston Villa merr përkohësisht vendin e dytë në Premier League, ndërsa Nottingham (i 17-ti) mbetet i bllokuar në 18 pikë, katër pikë përpara West Ham, vendit të parë që bie nga kategoria.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll