Sport

VIDEO/ Super Declan Rice udhëheq Arsenalin në fitoren ndaj Bournemouth, sigurohet kreu!

Sfida u mbyll me rezultatin 3-2 për Arsenalin që shkon në 48 pikë, duke e çuar në 6 pikë diferencën me Aston Villën dhe për momentin në 7 pikë me Manchester City.

3 Janar 2026, 23:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Super Declan Rice udhëheq Arsenalin në fitoren ndaj

ANGLI - Arsenal mori një fitore me peshë ndaj Bournemouth në këtë fillim viti në Premier League, teksa e mundi me rezultatin 3-2 duke thelluar diferencën me skuadrat ndjekëse të tij në klasifikim.

Ishte Bournemouth ai që mori avantazhin që në minutën e 10-të të sfidës me Evanilson. Arsenali reagoi dhe 6 minuta më vonë riktheu ekuilibrin në rezultat me golin e Gabriel. Në minutat në vazhdim, Bournemouth u duk disi më kërkues, por skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me rezultatin 1-1.

Në fillimin e pjesës së dytë, Bournemouth pati një mundësi shënimi me Brooks, por ky i fundit ishte i pasaktë. Menjëherë pas këtij momenti Topçinjtë ndëshkuan kundërshtarët teksa në minutën e 54-t shënuan golin që përmbysi rezultatin në 2-1 në favor të tyre me Declan Rice.

Në minutën e 71-të, ishte po Declan Rice që i bëri tifozët e Arsenalit të festojnë sërish teksa shënoi golin e tretë për Topçinjtë e Londrës, duke realizuar edhe dopiedën personale. Por historitë nuk u mbyllën këtu, në të 81-tën minutë, Bournemouth rihapi llogaritë e ndeshjes teksa shkurtoi diferencën e në 2-3 me golin e shënuar nga Kroupi.

Gjithsesi deri në përfundim të ndeshjes, Bournemouth nuk mundi të bëjë më shumë dhe sfida u mbyll me rezultatin 3-2 për Arsenalin që shkon në 48 pikë duke e çuar në 6 pikë diferencën me Aston Villën dhe për momentin në 7 me Manchester City.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll