Sport

VIDEO/ Armando Broja titullar, por nuk le asnjë gjurmë. Sakaq, Burnley humbet përsëri...

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Armando Broja luajti deri në minutën e 64-t, pa arritur të gjejë golin pas një loje të vakët, për t’u zëvendësuar më pas nga Loum Tchaouna.

3 Janar 2026, 19:05 Nga DOSJA

VIDEO/ Armando Broja titullar, por nuk le asnjë gjurmë. Sakaq, Burnley

ANGLI - Sulmuesi kuqezi, Armando Broja e ka nisur vitin 2026 si titullar me skuadrën e tij Burnley, por nuk la gjurmë për sa ishte në fushë.

Skuadra e tij pas 90 minutash nënshkroi humbjen e dytë radhazi, 2-0 në fushën e Brighton.

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Armando Broja luajti deri në minutën e 64-t, pa arritur të gjejë golin pas një loje të vakët, për t’u zëvendësuar më pas nga Loum Tchaouna.

Burnley renditet në vendin e 19-të me 12 pikë, ndërsa Brighton është ngjitur në kuotën e 28 pikëve, vendi i 8-të në tabelën e klasifikimit.   

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll