Sport

Lamtumirë Dimitar Penev: drejtoi Bullgarinë në gjysmëfinalet e Botërorit SHBA '94!

Ish-trajneri ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë.

3 Janar 2026, 15:45 Nga DOSJA

Lamtumirë Dimitar Penev: drejtoi Bullgarinë në gjysmëfinalet

BULLGARI - Dimitar Penev, trajneri që udhëhoqi kombëtaren e Bullgarisë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 1994 në SHBA, ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeç.

Federata Bullgare e Futbollit njoftoi vdekjen e Penev të shtunën, duke deklaruar se ai ndërroi jetë pas një sëmundjeje të gjatë. Penev është një nga figurat më të famshme në historinë e futbollit bullgar.

Vendi i katërt i Bullgarisë në Kupën e Botës 1994 mbetet arritja e tij më e madhe. I konsideruar si një nga mbrojtësit më të mirë të vendit të tij, Penev luajti 364 ndeshje në ligë dhe shënoi 25 gola për CSKA Sofjen.

Si lojtar, ai luajti 90 ndeshje për ekipin kombëtar dhe përfaqësoi Bullgarinë në tre Kupa Bote.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 3 Janar 2026, 11:50

West Ham pyet Chelsean për Sterlingun…

ANGLI - Sky Sports raportoi këtë të premte se West Ham, i drejtuar nga trajneri portugez Nuno Espírito Santo, po përpiqet të s...