Sport

Kupa e Botës në Ski/ Lara Colturi renditet e 6-ta në Slalomin Gjigant në Kranjska Gora…

Në lëshimin e parë, Lara u rendit në vendin e 3-të, duke u pozicionuar mes pretendenteve kryesore për podium…

3 Janar 2026, 16:49 Nga DOSJA

Kupa e Botës në Ski/ Lara Colturi renditet e 6-ta në Slalomin

SLLOVENI - Skiatorja italiane Lara Colturi, që përfaqëson Shqipërinë, ka bërë një paraqitje shumë të mirë në garën e Slalomit Gjigant në Kranjska Gora të Sllovenisë, ndalesa e radhës e Kupës së Botës në ski për femra.

Skiatorja kuqezi Lara Colturi realizoi një paraqitje shumë të fortë. Në lëshimin e parë, Lara u rendit në vendin e 3-të, duke u pozicionuar mes pretendenteve kryesore për podium.

Në lëshimin e dytë dhe final, pas një gare shumë të fortë dhe konkurrence të lartë, ajo arriti të mbyllë garën në vendin e 6-të në renditjen përfundimtare.

Ndonëse Slalomi Gjigant nuk është disiplina e saj e preferuar, skiatorja Lara Colturi e ka nisur vitin 2026 në mënyrë shumë të mirë, duke arritur edhe rezultatin më të mirë i këtij sezoni.

Gara në Kranjska Gora u fitua nga Camille Rast, ndërsa në vendin e dytë u rendit Julia Scheib. Në shkallën më të ulët të podiumit qëndron Paula Moltzan.

Lara Colturi bën një tjetër paraqitje të mirë dhe merr pikë të rëndësishme në renditjen e përgjithshme. Skiatorja 19-vjeçare do të garojë sërish nesër në Kranjska Gora në disiplinën Slalomit, e cila është dhe gara e saj.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll