Aktualitet

Një makinë shkrumbohet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë/ Nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas burimeve nga vendngjarja, makina është shkrumbuar plotësisht nga flakët, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

3 Janar 2026, 20:53 Nga D.S

Një makinë shkrumbohet nga flakët në aksin

Foto ilustruese

ELBASAN- Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi të “Tunelit të Krrabës” duke shkaktuar panik tek drejtuesit e tjerë që po qarkullonin në zonë. Sipas burimeve nga vendngjarja, makina është shkrumbuar plotësisht nga flakët, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë, duke shmangur pasojat më të rënda. Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe për stabilizimin e qarkullimit në këtë segment rruge. Ende nuk ka detaje të zbardhura lidhur me shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa hetimet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Dosja.al 

 

 

makina perfshihet nga flake

Sondazh

Poll