Aktualitet

Aksident në rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë/ Tre të lënduar

3 Janar 2026, 17:02 Nga D.S

Aksident në rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë/ Tre

PESHKOPI- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë, ku janë përplasur dy automjete. Mësohet se në aksident janë përfshirë një automjet tip Mercedes-Benz me targa dhe një automjet tip Ford.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar tre persona, mes tyre edhe drejtuesi i njërës prej mjeteve. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në urgjencë. Uniformat e bardha bëjnë me dije se gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./Dosja.al

Sondazh

Poll