Aktualitet

Tentoi të kalonte lumin por u rrëmbye nga rrjedha, humb jetën 44-vjeçarja në Selitë-Mal

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur dhe nxjerrë nga lumi. 

3 Janar 2026, 16:28 Nga E.d
Tentoi të kalonte lumin por u rrëmbye nga rrjedha, humb
Foto ilustruse

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Selitë-Mal në Zall Bastar. Një 44-vjeçare ka humbur jetën, pasi në momentin që ka tentuar të kaloj lumin është rrëmbyer nga rrjedha.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur dhe nxjerrë nga lumi. Grupi hetimor, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore mbi ngjarjen. 

Tiranë/Informacion paraprak

Në fshatin Selitë-Mal, Zall Bastar, dyshohet se gjatë tentativës për të kaluar lumin, shtetasja B. P., rreth 44 vjeçe, është marrë nga rrjedha e tij dhe për pasojë ka humbur jetën. Trupi i pajetë i 44-vjeçares është gjetur dhe nxjerrë nga lumi. Grupi hetimor, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./Dosja.al

selitë-mal 44-vjeçare rrjedha

Sondazh

Poll