Aktualitet

Thyen xhamat e një lokali dhe dhunuan një person, arrestohen dy persona në Tiranë 

Njëri prej tyre ka ushtruar dhunë mbi vëllain e menaxherit të lokalit dhe ka dëmtuar kamerat e sigurisë gjatë qëndrimit në dhomën e shoqërimit.

3 Janar 2026, 17:32 Nga E.d
Thyen xhamat e një lokali dhe dhunuan një person, arrestohen dy
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar dy persona në Tiranë. Ata u arrestuan nga policia, pasi për motive të dobëta, kanë thyer xhamat dhe me anë të një sendi të fortë kanë dëmtuar pajisjet e një lokali.

Njëri prej tyre ka ushtruar dhunë mbi vëllain e menaxherit të lokalit dhe ka dëmtuar kamerat e sigurisë gjatë qëndrimit në dhomën e shoqërimit. Policia ka shoqëruar dy të rinjët drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po heton më shumë mbi rastin. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2: arrestuan shtetasit E.(E). Gj.(Gj)., 43 vjeç dhe M. Gj., 52 vjeç, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë thyer xhamat si dhe me anë të një sendi të fortë kanë dëmtuar pajisjet e lokalit me menaxher shtetasin E. D. Gjithashtu, 43-vjeçari dyshohet se ka goditur me grushte vëllain e shtetasit E. D., si dhe ka dëmtuar kamerat e sigurisë gjatë qëndrimit në dhomën e shoqërimit“, thuhet në njoftimin e policisë./Dosja.al

tiranë  policia dhunë

Sondazh

Poll