Aktualitet

Moti i keq/ Shembje rrugësh dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona, si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës

Si pasojë, aksi është bllokuar për të shmangur çdo rrezik, ndërsa theksohet se po punohet për vlerësimin e dëmtimit dhe normalizimin e qarkullimit të lëvizjes së mjeteve.

3 Janar 2026, 11:46 Nga E. D
Moti i keq/ Shembje rrugësh dhe ndërprerje të energjisë
foto ilustruese

SHKODËR- Moti i keq vijon të shkaktojë probleme në disa vende. Në qarkun e Shkodrës, raportohet se është evidentuar shembje e rrugës në aksin Ura e Shtrejtë–Prekal, në vendin e quajtur “Shkallë Logje”.

Si pasojë, aksi është bllokuar për të shmangur çdo rrezik, ndërsa theksohet se po punohet për vlerësimin e dëmtimit dhe normalizimin e qarkullimit të lëvizjes së mjeteve.

Ndërkohë në disa njësi, konkretisht në bashkinë e Vaut të Dejës, ka patur shkëputje të energjisë elektrike. Gjithashtu në bashkinë Fushë Arrëz, si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet të lartë, ka pasur rënie gurësh dhe dherash në rrugët rurale./Dosja.al

moti i keq shkoder

Sondazh

Poll