Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim për kultivim bimësh narkotike, arrestohet 35-vjeçari në Malësin e Madhe

I arrestuari është Arben Halaj, 35 vjeç, banues në fshatin Aliaj.

3 Janar 2026, 16:16 Nga E.d
EMRI/ I shpallur në kërkim për kultivim bimësh narkotike,
Foto ilustruse

MALËSI E MADHE- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 35-vjeçar në Malësinë e Madhe. I arrestuari është Arben Halaj, 35 vjeç, banues në fshatin Aliaj.

Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vepren penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ai dyshohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 719 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Jeran, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin:

-Arben Halaj, 35 vjeç, banues në fshatin Aliaj. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vepren penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ai dyshohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 719 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Jeran, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 06.09.2025. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

arben halaj “arrest në burg” kanabis

Sondazh

Poll