1 Janar 2026, 20:40
Nga E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ditën e nesërme do të nis numërimin e mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora. Konkretisht do të numërohen fletëvotimet nga votimi përmes postës, të cilat janë tërhequr nga dy kutitë postare jashtë Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi u shpreh se numri i shtetasve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë, ndërsa shtoi se ende nuk është përmbyllur procesi i tërheqjes së fletëvotimeve nga kutitë postare. Ndaj për këtë arsyeje, ende nuk dihet se sa prej këtyre votuesve të regjistruar kanë ushtruar të drejtën e votës.
“Nga votimi me postë, siç e kemi treguar më herët, numri i shtetasve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë. Ende nuk është përmbyllur procesi i tërheqjes së fletëvotimeve nga kutitë postare, andaj në këtë fazë nuk e dijmë se sa prej këtyre votuesve të regjistruar kanë ushtruar të drejtën e votës. Tërheqjet e fundit të zarfeve me fletëvotime do të bëhen më 2 dhe 5 janar 2026”, thotë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Sipas tij, deri më tani, janë tërhequr më shumë se 28 mijë e 500 pako me fletëvotime, nga dy kutitë postare në Berlin dhe Bernë.
“Nga numri i përgjithshëm i pakove me fletëvotime të supozuara që deri më tani kemi pranuar, pra nga më shumë se 28 mijë, pas vlerësimit dhe verifikimit janë aprovuar 27,600, ndërkaq janë refuzuar më shumë se 950. Arsyeja më e shprehur te zaret e refuzuara është sepse në pakon me fletëvotim mungon dëftesa e regjistrimit të votuesit”, tha Elezi.
Në fund ai tha se nga votimi jashtë Kosovës, kanë votuar nga 29 përfaqësi diplomatike 16,165 persona./Dosja.al
kqz kosova zgjedhje
Politike
1 Janar 2026, 13:39
I.A
Nexhat Daci
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes së ish-kryeparlamentarin Nexhat Daci. Me anë të nj...
Politike
1 Janar 2026, 12:52
I.A
Elisa Spiropali dhe Costantinos Kombos
TIRANË- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali i dërgoi një mesazh ...
Politike
1 Janar 2026, 11:55
I.A
Nexhat Daci
KOSOVË- Akademiku Nexhat Daci, i cili ka shërbyer si Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe përkohësisht si President ...
Politike
1 Janar 2026, 10:42
I.A
Edi Rama
TIRANË- Viti 2026 po e gjen Shqipërinë në një udhëkryq të ri sa i përket raporteve të politikës ...
Politike
31 Dhjetor 2025, 22:27
TIRANË- Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj së bashku me disa qytetarë, ka shtruar tryezë...
Politike
31 Dhjetor 2025, 20:43
I.A
TIRANË- Gazetarja investigative Ola Xama ka bërë publike të dhëna tronditëse mbi hetimet e SPAK për tenderat e zhvilluar ng...
Politike
31 Dhjetor 2025, 19:41
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mesazhin e tij të Vitit të Ri 2026, duke vënë theksin te arritjet e ...
Politike
31 Dhjetor 2025, 16:48
I.A
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e...
Politike
31 Dhjetor 2025, 16:17
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me anë të një mesazhi ka përmbledhur vitin që lam&eum...
Politike
31 Dhjetor 2025, 16:02
I.A
KOSOVË- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit është i qartë dhe ...