Aktualitet

Mbante në banesën e tij armë dhe municion luftarak, arrestohet 29-vjeçari në Laç

Mbi 29-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

1 Janar 2026, 16:44 Nga E.d
Mbante në banesën e tij armë dhe municion luftarak, arrestohet
Foto ilustruse

LAÇ- Policia ka arrestuar një 29-vjeçar në Laç. Ai u arrestua nga policia, pasi iu gjet një armë zjarri automatik me krehër dhe fishekë, e cila posedohej pa leje, si dhe një palë doreza.

Mbi 29-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Policia ka sekuestruar sendet e kundërligjshme, në cilësinë e provës materiale. 

Njoftimi  policisë

Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokusi”. Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje, të armës së zjarrit. Sekuestrohet 1 armë zjarri automatik me krehër dhe fishekë. Arrestohet shtetasi që e mbante armën, pa leje, në Laç.

Si rezultat i punës së mirorganizuar informative dhe operacionale, të intensifikuar gjatë ditëve festive të fundvitit, me objektiva parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe garantimin e rendit dhe qetësisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin finalizuan operacionin “Fokusi”.

Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u ndërhy menjëherë në banesën e shtetasit S. K., 29 vjeç, në lagjen nr. 4, Laç, ku nga kontrolli u gjet 1 armë zjarri automatik me krehër dhe fishekë, e cila posedohej pa leje, si dhe një palë doreza.

Në vijim të veprimeve procedurale mbi rastin, 29-vjeçari u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

 laç policia armë zjarri

Sondazh

Poll