Politike

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Ja kush janë kandidatët më të votuar deri më tani

Kurti ndiqet nga Glauk Konjufca  me 86,082 vota dhe Albulena Haxhiu me 44,609 vota.

30 Dhjetor 2025, 15:32 Nga E.d
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Ja kush janë kandidatët
Foto ilustruse

KOSOVA-  KQZ ka numëruar 32,58% votave për kandidatët për deputetë, të cilët morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë. Nga Lëvizja Vetëvendosje, kryeson Kreu i kësaj partie Albin Kurti, i cili numëron 110,514 vota.

Kurti ndiqet nga Glauk Konjufca me 86,082 vota dhe Albulena Haxhiu me 44,609 vota. Nga Partia Demokratike e Kosovës kryeson Bedri Hamza me 51,710 vota, i cili ndiqet nga Arian Tahiri dhe Përparim Gruda.

Në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës kryeson Lumir Abidixhiku me 23,899 vota, i cili ndiqet nga Hykmete Bajrami dhe Ukë Rugova. Ndërsa nga lista e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kryeson Ramush Haradinaj me 12,023 vota, i cili ndiqet nga Daut Haradinaj dhe Besnik Tahiri. 

Lista e plotë: 

Lëvizja Vetëvendosje:

1) Albin Kurti – 110,514 Vota

2) Glauk Konjufca – 86,082 Vota

3) Albulena Haxhiu – 44,609 Vota

4) Hekuran Murati – 44,000 Vota

5) Donika Gërvalla Schaërz – 39,117 Vota

6) Xhelal Sveçla – 35,792 Vota

7) Hajrulla Çeko – 32,945 Vota

8) Avni Dehari – 29,290 Vota

9) Mimoza Kusari Lila- 27,259 Vota

10) Ejup Maqedoni – 25,254 Vota

Lista me 10 kandidatët më të votuar deri në këto momente nga Partia Demokratike e Kosovës:

1) Bedri Hamza- 51,710 Vota

2) Arian Tahiri – 24,943 Vota

3) Përparim Gruda – 23,440 Vota

4) Uran Ismaili – 17,877 Vota

5) Sala Jashari – 16,879 Vota

6) Vlora Çitaku – 14,503 Vota

7) Arben Mustafa – 12,749 Vota

8) Enver Hoxhaj – 11,825 Vota

9) Rrahman Ramaj – 9,530 Vota

10) Ganimete Musliu – 9,278 Vota

Lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës me 10 kandidatët më të votuar deri më tani:

1) Lumir Abidixhiku – 23,899 Vota

2) Hykmete Bajrami – 15,305 Vota

3) Ukë Rugova – 13,408 Vota

4) Avdullah Hoti – 11,808 Vota

5)Doarsa Kica Xhelili – 11,767 Vota

6) Kujtim Shala – 10,362 Vota

7) Anton Quni – 8,421 Vota

8) Armend Zemaj – 8,056 Vota

9) Lutfi Haziri – 7,060 Vota

10) Janina Ymeri – 5,692 Vota

Lista e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me 10 kandidatët më të votuar deri më tani:

1) Ramush Haradinaj – 12,023 Vota

2) Daut Haradinaj – 7,285 Vota

3) Besnik Tahiri – 7,185 Vota

4)Bekë Berisha – 5,376 Vota

5) Time Kadrijaj – 4,840 Vota

6) Agim Çeku – 4,674 Vota

7) Burim Ramadani – 4,610 Vota

8) Arber Tolaj – 4,199 Vota

9) Lahi Brahimaj – 4,199 Vota

10) Albana Bytyqi – 2,887 Vota/Dosja.al

kosova lisa kandidatët për deputetë

Sondazh

Poll