Politike

"Këshilli i mandateve nuk është zyrë noterie'/ Rama: Po të isha në këshill do i thosha SPAK-ut të largohen 

30 Dhjetor 2025, 11:57 Nga DOSJA
"Këshilli i mandateve nuk është zyrë noterie'/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve për çështjen ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres, Belinda Balluku. Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se vendimi për pezullimin e Ballukut ishte skandaloz, si asnjë rast tjetër në botë. 

Lidhur me qëndrimin e qeverisë për këtë çështje, Rama theksoi se nuk ka bërë avokatin zëvendës kryeministres, ndërsa nuk la pa përmendur mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

"Këshilli i mandateve nuk është zyrë noterie, por kuazi gjykatë. Parlamenti nuk noterizon kërkesat që vijnë. I merr i sheh. Nuk doja ta përmendje 16 mijë faqe me prova se ajo më provokon. Po të isha unë në këshill, tju thasha atyre çohuni, ikni dhe kthehuni me një dosje për parlamentin e Shqipërisë. Nuk mund të vini me 16 mijë faqe që i quani prova. E dini se ca janë 16 faqet aty? Nuk janë produkt i hetimit, se nuk ka se si të jenë. Janë 16 mijë faqe ku janë futur brenda kontrata, studime, arkivi i ministrisë futur brenda,“ tha Rama.

Sondazh

Poll