Politike

Rasti i tunelit të Llogarasë, Rama: S'jemi zyrë noterie, 16 mijë faqe nuk janë prova

Gjatë diskutimit në konferencë, ai replikon ndaj gazetarëve duke i pyetur, nëse kanë dëgjuar një rast avokatie nga ana e PS-së, për atë rast.

30 Dhjetor 2025, 11:56 Nga D.S

Rasti i tunelit të Llogarasë, Rama: S'jemi zyrë noterie, 16

Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se, Parlamenti dhe Këshilli i Mandateve nuk janë noter të  prokurorisë, duke shtuar se, prokuroria e ndjek rastin pa pasur nevojë të ndalojë në derën e parlamentit. Gjatë diskutimit në konferencë, ai replikon ndaj gazetarëve duke i pyetur, nëse kanë dëgjuar një rast avokatie nga ana e PS-së, për atë rast. Sipas tij, 16 mijë faqet nuk janë prova por një dosje që përfshin kontrata, studime dhe një pjesë e arkivit të ministrisë.

“Keni dëgjuar ndonjë fjalë të vetme avokatie për rastin konkret nga ana jonë? Nuk besoj. As unë dhe askush nuk ka hyrë në përmbajtjen e rastit. Por, ky rast ndryshon nga të tjerat se ka ardhur te ne. Nuk është një rast në rrugën e pushtetit gjyqësor, që si shumë raste të tjera, prokuroria e ndjek pa pasur nevojë të ndalojë në derën tonë. Kur rasti vjen në derën tonë, flas të pushtetit legjislativ, atëherë pushteti legjislativ duhet të shprehet. Nuk është noter i prokurorisë. Këshilli i mandateve nuk është zyrë noterie, por kuazi gjykatë. Parlamenti nuk noterizon kërkesat që vijnë. I merr i sheh. Nuk doja ta përmendje 16 mijë faqe me prova se ajo më provokon. Po të isha unë në këshill, tju thasha atyre çohuni, ikni dhe kthehuni me një dosje për parlamentin e Shqipërisë. Nuk mund të vini me 16 mijë faqe që i quani prova. E dini se ca janë 16 faqet aty? Nuk janë produkt i hetimit, se nuk ka se si të jenë. Janë 16 mijë faqe ku janë futur brenda kontrata, studime, arkivi i ministrisë futur brenda,“ tha Rama./Dosja.al 

edi rama tuneli i llogarase konferenca e fundvitit

Sondazh

Poll