Politike

I njëjti premtim si në fushatë elektorale, Rama: Do blejmë 2 helikopterë zjarrëfikës

Rama theksoi se mbrojtja civile do të jetë në fokus dhe shtoi se qeveria ka vendosur dhe fondin për të blerë 2 avionët e parë zjarrëfikës për Republikën e Shqipërisë.

30 Dhjetor 2025, 11:46 Nga E. D
I njëjti premtim si në fushatë elektorale, Rama: Do blejmë 2
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët, u shpreh se janë parashikuar rritje e kapaciteteve të mbrojtjes civile. Rama theksoi se mbrojtja civile do të jetë në fokus dhe shtoi se qeveria ka vendosur dhe fondin për të blerë 2 avionët e parë zjarrëfikës për Republikën e Shqipërisë.

“Ne ndërkohë kemi një sërë investimesh në mbarë vendin nga Burreli, Kucovë, Pashalimani, do të fokusohemi në ngritjen e shkollës së aviacionit, kompleksin museal të FA. Mbrojtja civile do të jetë në fokus, zjarret kanë qenë problem i madh dhe ne ndërkohë kemi vazhduar të rrisim kapacitetet e mbrojtjes civile, kemi vendosur dhe fondin për të blerë 2 avionët e parë zjarrëfikës për Republikën e Shqipërisë”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll