Politike

"Është rilindur forca ushatarake"/ Rama: Kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon 

Rama nënvizoi se të gjitha vendet kanë nevojë të kenë bazën e tyre industriale dhe Shqipëria ka nisur ta bëjë këtë. Sipas tij, ushtria më e mirëpaguar në rajon është në vendin tonë dhe do të vazhdohet të rritet mbështetja e pagave të ushtarakëve. 

30 Dhjetor 2025, 11:40 Nga E. D
"Është rilindur forca ushatarake"/ Rama: Kemi ushtrinë
Edi Rama

TIRANË- Kreyministri Edi Rama deklaroi në konferencën e fundvitit me gazetarët se mbrojtja ka hyrë në një fazë të re pas kontekstit të ri gjeopolitik dhe e cilësoi 2025 si vitin e rilindjes së forcës ushtarak.

Rama nënvizoi se të gjitha vendet kanë nevojë të kenë bazën e tyre industriale dhe Shqipëria ka nisur ta bëjë këtë. Sipas tij, ushtria më e mirëpaguar në rajon është në vendin tonë dhe do të vazhdohet të rritet mbështetja e pagave të ushtarakëve. 

"Mbrojtja ka hyrë në një fazë të re pas kontekstit të ri gjeopolitik. Ky vit ka qenë viti i rilindjes së forcës ushtarake. Të gjitha vendet kanë nevojë të kenë bazën e tyre industriale, dhe Shqipëria ka nisur ta bëjë këtë. Kemi parë me pozitivitet të madh edhe një tendencë në rritje të të rinjve ndaj FA, ku objektivi është të rriten forcat me 30 për qind. Janë 731 rekrutë të rinj që i janë bashkuar FA.

Ushtria më e mirëpaguar në rajon është në vendin tonë dhe do të vazhdojmë të rrisim mbështetjen me paga të ushtarakëve, sepse ambicia jonë është që të arrijmë në mesataren e vendeve të NATO-s. Ky vit na gjen me një sistem raketor Gjiagelin, me tre anije patrulluese që i kemi dhuratë nga simotra Italia, na gjen me radarë falë bashkëpunimit me Francën. Ajo që mbetet ambicia kryesore, është Shqipëria një vend prodhues i kapaciteteve ushtarake ku dhe të eksportojë. Ky vit është historik sepse janë hedhur themelet e industrisë së mbrojtjes," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll