Politike

"Tenxheret po ziejnë"/ Rama: Po vëmë rregull në pronat shtetërore

Ndër të tjera, ai solli në një sulm nga bota e terrorit kibernetik që sipas tij, për fat nuk arriti të shkatërrojnë infrastrukturën dixhitale.

30 Dhjetor 2025, 11:43 Nga D.S
"Tenxheret po ziejnë"/ Rama: Po vëmë rregull në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Rama u ndal në menaxhimin e pronave shtetërore, si edhe qasjen ndaj interesit të të huajve. Në deklaratën për mediat, ai tha se kanë vijuar të vënë rregull në pronat shtetërore. Ai deklaroi se vitin e ardhshëm do përqëndrohet në zgjerimin e kampusit të FA dhe të muzeut të FA.

Ndër të tjera, ai solli në një sulm nga bota e terrorit kibernetik që sipas tij, për fat nuk arriti të shkatërrojnë infrastrukturën dixhitale. Rama tha se sot kemi mbrojtjen më të lartë të sigurisë.

"Kemi vijuar të vëmë rregull në prona shtetërore. Tenxheret ziejnë për gjëra nga më të ndryshmet dhe na akuzojnë për një kompani shtetërore që ne kemi ngritur për shtetin. E kemi ngritur për shtetin në mënyrë që në cdo qasje nga të huajt, shteti të marrë pjesën e vet, jo sic ndodhte më parë. por tenxheret ziejnë. Kemi një sërë investimesh në mbarë vendin. Vitin e ardhëm do përqëndrohemi në zgjerimin e kampusit të FA dhe të muzeut të FA.

Mbrojtja civile, kemi vijuar të punojmë për të rritur kapacitetet e mbrojtjes civile. Kemi vendosur edhe fondin për të blerë avionët e parë zjarrfikës. Siguria kibernetike, patëm një sulm të egër nga bota e terrorit kibernetik që për fat nuk arriti të shkatërrojnë infrastrukturën dixhitale, sot kemi mbrojtjen më të lartë të sigurisë. Kemi marrë vlerësime për këtë. Kemi investuar në mënyrë inteligjente. Asnjë sulm deri në momentin që flasim nuk ka arritur të penetrojë," tha Rama./Dosja.al 

konferenca e fundvitit kryeministri edi rama

Sondazh

Poll