Politike

Rama flet për spitalet, por nuk përmend Onkologjikun: Po zbatohet autonomia menaxheriale, parashikohet rritje pagash për mjekët

Në konferencën e fundvitit, ai tha se është vendosur një fond i posaçëm prej 15 milionë eurosh si fillim ndërsa po punohetpër krijimin e institutit të tumoreve në Shqipëri, dhe rijetëzimin e spitaleve, për të rritur ndjeshëm kapacitetin e shërbimit.

30 Dhjetor 2025, 11:31 Nga D.S
Rama flet për spitalet, por nuk përmend Onkologjikun: Po zbatohet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se në 12 spitale rajonale po zbatohet autonomia menaxheriale. Në konferencën e fundvitit, ai tha se është vendosur një fond i posaçëm prej 15 milionë eurosh si fillim, ndërsa po punohet për krijimin e institutit të tumoreve në Shqipëri, dhe rijetëzimin e spitaleve, për të rritur ndjeshëm kapacitetin e shërbimit.

Rama nuk përmendi kushtet te spitali i Onkologjikut, por shtoi se ka një 'tendencë botërore' për rritjen agresive të kancerit në përgjithësi. Kryeministri Rama,vuri theksin gjithashtu tek rritja e pagave për mjekët dhe infermierët, ku tha se parashikohet një rritje prej 135 euro në muaj.

“Autonomia financiare e spitaleve tona. Në 12 spitale rajonale po zbatohet autonomia menaxheriale. Janë në proces edhe 4 spitale të reja. Ndryshim epokal për shërbimin tonë shëndetësor. Kemi hedhur hap në rritjen e kapacitetet për pacientët me sëmundje tumorale. Është tendencë botërore, ka një rritje agresive të kancerit në përgjithësi. Kemi vendosur një fond të posaçëm, 15 milionë euro si fillim. Kemi filluar për krijimin e institutit të tumoreve në Shqipëri, dhe rijetëzimin e spitaleve, për të rritur ndjeshëm kapacitetin e shërbimit. Janë një sërë programesh të reja falas që futen në proces.Dua të them që ka vazhduar rritja e pagave të punonjësve të shëndetësisë.

Do të njihet edhe vjetërsia në punë, e mjekëve dhe infermierëve, do rritet edhe shpërblimi i tyre. Në tërësi, parashikohet që pagat për mjekët, mesatarja, të rritet me 135 euro në muaj. Kantieri i shëndetësisë është aktiv. Po përfundohet materniteti “Geraldine”, është rindërtuar Spitali Rjonal i Lezhës. Kardiokirurgjia në QSUT, Shtëpia e të Moshuarve në Libovë. Janë në proces godina multifunksionale e parkimit në QSUT, që pritet të përfundojë në shtatorin e ardhshëm. a filluar rindërtimi i spitalit të djegie plastikës, ndërtimi i disa godinave të eja në Elabsan, Berat. Rindërtimi i dy marteniteteve në Vlorë dhe Fier. Dua të them që gjithë këto investime mbështesin, përmirësimin domethënës të kushteve të punës të mjekëve dhe infermierëve. Tendenca ka filluar të kthejë," tha Rama./Dosja.al 

edi rama konferenca e fundvitit onkologjiku

Sondazh

Poll