Politike

Sektori i Arsimit/ Rama: Po punojmë për 1 mijë laboratorë inteligjentë, ka nisur projekti i transportit për nxënësit

Gjatë fjalës së tij, Rama përmendi teknologjinë si një investimet të rëndësishme dhe shtoi se nga viti që vjen, do të mundësojnë edhe mjetet e para të prodhuara në Shqipëri që do të vihen në dispozicion për transportin e mësuesve dhe nxënësve.

30 Dhjetor 2025, 11:27 Nga E. D
Sektori i Arsimit/ Rama: Po punojmë për 1 mijë laboratorë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, e cilësoi arsimin si një sektor që kanë bërë hapa të rëndësishëm. Gjatë fjalës së tij, Rama përmendi teknologjinë si një investimet të rëndësishme dhe shtoi se nga viti që vjen, do të mundësojnë edhe mjetet e para të prodhuara në Shqipëri që do të vihen në dispozicion për transportin e mësuesve dhe nxënësve.

Kryeministri përmendi edhe kurrikulat e reja që sipas tij i përshtaten kohës, duke iu referuar teknologjisë. Në fund, Rama nënvizoi se po vijojnë me procesin e ndërkombëtarizimit në arsimit të lartë dhe përmendi rastin e Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe bashkëpunimin me BOKU-n e Vjenës.

"Dy fjalë, lidhur me arsimin. Më vjen mirë që kemi bërë hapa të rëndësishëm këtë vit në arsim. Duke nisur nga fuqizimi i sistemit të teknologjisë në dispozicion të nxënesve. Ka shkuar në 350 numri laboratorëve inteligjentë. Do punohet për të patur 1000 brenda vitit 2027. Që do të sjellë një bazë shumë ndihmëse dhe domethënëse për të gjithë fëmijët dhe ndënësit. Ndërkohë ka vijuar ndërtimi infrastrukturës arsimore.

Ka nisur projekti i transportit, besojmë se duke nisur nga sezoni i ardhshëm arsimor do të futen në të gjithë sistemin. Është nënshkruar marrëveshja për smart city. Projekti francëz në Korcë, ka avancuar pozitivisht është bërë gati struktura dhe është përfunduar edhe projekti i zbatimit të ndërtesës. Ndërkohë është dyfishuar numri i oficerëve të sigurisë në shkolla. 839 është numri i punonjësve sociale, mekanizëm për komunik të drejtpërdrejtë mësues nxënës.

Ka nisur rishikimi i kurikulave. Klasat I, VI dhe X nisin me kurikul të re vitin e ardhëm. Në arsimin e lartë janë bërë investime që vijojnë. Ka përfunduar faza e parë për studiot që do marrin pjesë në konkursin për universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës, janë 40 kompani që kanë shprehur interes. Vijon transformimi i Bujqësorit në Tiranë, për diploma te njehsuara me Universitetin e Bokut. Janë 252 projekte, ku numrin më të madh e ka Universiteti i Tiranës. Jemi në një fazë të re edhe për reformën në shërbimin shëndetësor dhe përsimin e menaxhimit të spitaleve," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll