Politike

Rama flet për ekonominë: Do kemi rritje page minimale, rritje dhe pensionesh vit pas viti

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri theksoi se në tremujorin e fundit paga mesatare ka qenë 833 euro, ndërsa duke nisur nga janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro.

30 Dhjetor 2025, 11:16 Nga E. D
Rama flet për ekonominë: Do kemi rritje page minimale, rritje dhe
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët u ndal edhe te rritja e pagës minimale dhe rritja e pensioneve vit pas viti. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri theksoi se në tremujorin e fundit paga mesatare ka qenë 833 euro, ndërsa duke nisur nga janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro. Rama nënvizoi se me hyrjen e vitit të ri nis edhe rritja e qëndrueshme e pensioneve përmes një mbështetje që do të shkojë duke u rritur vit pas viti. Sipas tij, pensioni urban me vite të plota pune do të rritet me 18 mijë lekë të vjetra në muaj.

"Paga mesatare ka rezultuar 833 euro që është një rritje domethënëse. Kemi për pak ditë hyrjen në fuqi të ligjit për pagën 500 euro. Duke filluar nga tetori i këtij viti është kryer indeksimi i pensioneve. Me hyrjen e vitit të ri nis edhe rritja e qëndrueshme e pensioneve përmes një mbështetje që do të shkojë duke u dyfishuar, trefishuar, katërfishuar, pesëfishuar vit pas viti.

Duke filluar nga janari pensionet do rriten përtej indeksimit. Rritja që ne do të bëjmë do të jetë domethënëse vit pas viti. Kështu pensioni urban me vite të plota pune do të rritet me 18 mijë lekë të vjetra në muaj. Do të dyfishohet në janarin 2027, trefishohet në janarin e 2028, katërfishohet në janarin e 2029 e kështu me radhë, Pensioni urban i pjesshëm do të rritet me 8 mijë lekë në muaj, pensioni rural me 1 mijë lekë në muaj, pensioni familjar do të rritet me 700 lekë në muaj, pensioni i invalidit do të rritet me 600 lekë në muaj," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll