Politike

Konferenca e fundvitit, Rama me gazetarët: Shqipëria e renditur në vendin e 39 nga Instituti Amerikan Cato

 Në konferencën e fundvitit, Kryeministri përmendi se sipas raportit të Institutit amerikan Cato, Shqipëria ka një pozicion inkurajues për lirinë ekonomike dhe njerëzore dhe nënvizoi se renditemi më mirë. Sipas Kryeministrit, me këtë renditje, vendi ynë kalon edhe vende të tjera si Polonia, Greqia, Hungaria etj.

30 Dhjetor 2025, 11:07 Nga DOSJA
Konferenca e fundvitit, Rama me gazetarët: Shqipëria e renditur
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përmendur raportin e Institutit Amerikan Cato për Shqipërinë, ku vendi renditet në numrin 39 në rang global sa i përket lirisë ekonimike dhe e 9-ta sa i përket Evropës Lindore. Në konferencën e fundvitit, Kryeministri përmendi se sipas raportit të Institutit amerikan Cato, Shqipëria ka një pozicion inkurajues për lirinë ekonomike dhe njerëzore dhe nënvizoi se renditemi më mirë. Sipas Kryeministrit, me këtë renditje, vendi ynë kalon edhe vende të tjera si Polonia, Greqia, Hungaria etj.

“Instituti Amerikan Cato, që publikon edhe atë që quhet indeksi i indekseve lidhur me lirinë njerëzore dhe ekonomike. Shqipëria ka pozicion shumë inkurajues, është renditur e 39 në klasifikimin e përgjithshëm dhe e 9-ta në gjithë pjesën e Evropës lindore. Kështu e kanë të ndarë raportin. Ku sa i përket lirisë ekonomike renditet para vendeve si Polonia, Bullgaria, Greqia e Hungaria dhe po ashtu për lirinë njerëzore. Për lirinë ekonomike në pozicion më të mirë se dy apo tre vende përpara saj. Është një pasqyrë pozitive, por shfrytezova rastin për ta ndarë me ju si një lajm të mirë nga shumë të mira për Shqipërinë që sic e thashë nuk bëjnë lajm”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll