Aktualitet

EMRI/ Nuk justifikonte pasuritë! Prokuroria e Shkodrës sekuestron llogaritë bankare dhe 6 automjetet e një të dënuari

Nga hetimet e e Prokurorisë rezultoi se Brigeno Binoshaj dhe familjarët e tij, zotërojnë pasuri dhe të ardhura, që nuk përputhen me raportin e nivelit të të ardhurave apo fitimeve nga veprimtari të ligjshme të deklaruara.

30 Dhjetor 2025, 10:27 Nga D.S

EMRI/ Nuk justifikonte pasuritë! Prokuroria e Shkodrës sekuestron

SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar 3 automjete, 3 motorrë dhe të gjitha llogaritë bankare e një të dënuari në Francë, për trafikim të lëndëve narkotike. Nga hetimet e e Prokurorisë rezultoi se Brigeno Binoshaj dhe familjarët e tij, zotërojnë pasuri dhe të ardhura, që nuk përputhen me raportin e nivelit të të ardhurave apo fitimeve nga veprimtari të ligjshme të deklaruara.

Sipas njoftimit, bazuar në ligjin nr.10192,“Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” , Binoshajt iu sekuestrua, automjeti “Mercedes Benz”, Modeli S600L në, Motorri “Piaggio”, Modeli Gilera, Motorri “Yamaha”, Modeli MT09, Automjeti “Volkswagen”, Modeli Golf 2.0 TDI, Motorri “Yamaha”, Modeli YP250R, Automjeti “Lancia”, Modeli Y, dhe të gjitha llogaritë bankare në emër të shtetasit B.B dhe familjarëve të tij.

Njoftim i plotë

'Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, u sekuestruan automjetet dhe mjetet motorrike të shtetasit B.B. dhe familjarëve të tij.

Nga hetimet rezultoi se, shtetasi Brigeno Binoshaj ka qënë dënuar më parë nga autoritetet franceze për veprën penale te “Trafikimit të lëndëve narkotike” të parashikuar nga neni 283/a të Kodit Penal dhe pas verifikimeve përkatëse kanë ekzistuar dyshime se ky shtetas dhe familjarët e tij zotërojnë pasuri apo të ardhura, shpërpjesëtimorë, në raport me nivelin e të ardhurave apo fitimeve nga veprimtari të ligjshme të deklaruara dhe as nuk përligjen prej tyre.

Për sa më sipër, bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” u sekuestruan:

– Automjeti “Mercedes Benz”, Modeli S600L në emër të shtetasit B.B;
– Motorri “Piaggio”, Modeli Gilera, në emër të shtetasit B.B;
– Motorri “Yamaha”, Modeli MT09, në emër të shtetasit B.B;
– Automjeti “Volkswagen”, Modeli Golf 2.0 TDI, në emër të shtetasit G.B;
– Motorri “Yamaha”, Modeli YP250R, në emër të shtetasit G.B;
– Automjeti “Lancia”, Modeli Y, në emër të shtetases E.B;
– Të gjitha llogaritë bankare në emër të shtetasit B.B dhe familjarëve të tij."/Dosja.al 

gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm brigeno binoshaj

Sondazh

Poll