Aktualitet

Vlora 5 ditë pa ujë, Drejtori i Ujësjellësit: Pasditen e sotme do të normalizohet situata në të gjithë qytetin

Murati sqaron se po furnizohet një pjesë e qytetit ndërsa depot janë duke marrë ujë teksa në orët e pasdites i gjithë qyteti do të kthehet në normalitet.

30 Dhjetor 2025, 09:00 Nga E. D
Vlora 5 ditë pa ujë, Drejtori i Ujësjellësit: Pasditen e
pamje nga vendngjarja

VLORË- Drejtori i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati ka deklaruar pas riparimit të defektit të tubacionit se në orët në vijim situata do të normalizohet. Murati sqaron se po furnizohet një pjesë e qytetit ndërsa depot janë duke marrë ujë teksa në orët e pasdites i gjithë qyteti do të kthehet në normalitet. Ai tha më tej pati një angazhim maksimal nga të gjithë, AKUK, bashkia dhe qeveria shqiptare dhe shtoi se më pas do të ketë një vlerësim për të gjithë këtë situatë.

“Jemi në fund të avarisë. Ka filluar furnizimi i depos së qytetit. Me pjesët që erdhën nga Turqia filluam menjëherë instalimin e tyre që përfundoi rreth orës 4 të mëngjesit. Jemi duke monitoruar situatën, jemi Ok.

Zona e Lungomares po furnizohet me ujë. Rreth orës 17:00 pasdite do të furnizohet gjithë qyteti. Ju kërkojë ndjesë qytetarëve për këtë situatë të krijuar. Pati një angazhim maksimal nga të gjithë, AKUK, bashkia dhe qeveria shqiptare. Natyrisht që më pas do të ketë një vlerësim për të gjithë këtë situatë", tha Ermal Murati./Dosja.al

ermal murati vlore

Sondazh

Poll