Aktualitet

Akuzohet se ka përvetësuar një apartament në Vlorë/ Arrestohet 60 vjecari ne Gjermani! Pritet ekstradimi i tij

Sipas njoftimit të policisë, ai akuzohet se ka përvetësuar një apartament në Vlorë, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, më pas e ka prishur dhe ka ndërtuar një objekt tjetër

30 Dhjetor 2025, 08:54 Nga D.S

Akuzohet se ka përvetësuar një apartament në Vlorë/

foto ilustruese

VLORË- Policia e Vlorës ka njoftuar se është finalizuar operacioni i koduar policor 'The Wanted' me kapjen dhe ekstradimit të një 60-vjeçari në Gjermani. Sipas njoftimit të policisë, ai akuzohet se ka përvetësuar një apartament në Vlorë, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, më pas e ka prishur dhe ka ndërtuar një objekt tjetër.

Policia bën me dije se, Gjykata e Vlorës, i ka caktuar 60-vjeçarit, Hito Musaj, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarise kriminale". Uniformat blu bëjnë me dije se, i dyshuari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe mes bashkëpunimit të Interpol Tiranës dhe homologëve në Gjermani, Musaj u lokalizua dhe pritet ekstadimi i tij në Shqipëri.

Njoftimi i plotë

'Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet faza e radhës, kapet në Gjermani dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar. Ai akuzohet se ka përvetësuar një apartament në Vlorë, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, më pas e ka prishur dhe ka ndërtuar një objekt tjetër. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët në Gjermani, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u lokalizua në Gjermani, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi në kërkim ndërkombëtar:

H. M., 60 vjeç.Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 19.06.2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarise kriminale".
Shtetasi H. M. akuzohet se nëpërmjet falsifikimit të lejes së ndërtimit, ka përvetësuar apartamentin e shtetasit J. M. Më pas, e ka prishur atë dhe ka ndërtuar një objekt tjetër me përmasa të mëdha. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, do të kryejë procedurat për ekstradimin e shtetasit H. M., në Shqipëri."/Dosja.al 

vlore 60 vjecari arrestohet ne gjermani hito musaj

Sondazh

Poll