Aktualitet

5 ditë pa ujë/ Nis furnizimi në zonën e Lungomares! Riparimi i tubacionit kryesor, nisi mëngjesin e sotëm

Pajisja e porositur në Turqi, mbërriti ditën e djeshme dhe gjatë natës dhjetëra punonjës të ujësjellës kanalizimeve në Vlorë, punuan për riparimin e tubacionit kryesor, nga çarja e të cilit uji i pijshëm mungonte.

30 Dhjetor 2025, 07:43 Nga D.S
5 ditë pa ujë/ Nis furnizimi në zonën e Lungomares! Riparimi
Foto nga vendngjarja

VLORË- Pas 5 ditësh mungesë të ujit, ka nisur furnizimi me ujë për një pjesë të qytetit të Vlorës, konkretisht në zonën e Lungomares. Pajisja e porositur në Turqi, mbërriti ditën e djeshme dhe gjatë natës dhjetëra punonjës të ujësjellës kanalizimeve në Vlorë, punuan për riparimin e tubacionit kryesor, nga çarja e të cilit uji i pijshëm mungonte.

Pajisja u instalua në mëngjesin e sotëm rreth orës 4:00 dhe është duke funksionuar edhe pse jo ende me kapacitet të plotë pasi do bëhet gradualisht për shkak se do testohet. Ndërkohë, pjesa tjetër e qytetit pritet të furnizohet me ujë në orët në vijim.

Çfarë ka ndodhur në Vlorë?

Qyteti i Vlorës po përballet me një mungesë të ujit prej më shumë se 4 ditësh, si pasojë e një defekti në linjën kryesore që furnizon me ujë të gjithë qytetin. Ndonëse po punohet prej orësh për riparimin e tij, si pasojë e defektit serioz dhe mungesës së një pajisjeje të posaçme që shërben për bashkimin e dy tubacioneve, ndërhyrja ka qenë e vështirë. Qytetarët e Vlorës janë detyruar të gjejnë alternativa për furnizim me ujë të pijshëm, duke u drejtuar te burimi në zonën e Ujit të Ftohtë, nga i cili janë furnizuar me ujë të pijshëm./Dosja.al

5 ditë pa uje vlora pa uje

Sondazh

Poll