Aktualitet

Çfarë ndodhi gjatë natës në aksin Librazhd-Përrenjas? Shkrumbohet një kioskë dhe dy automjete, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Në operacion për shuarjen e flakëve morën pjesë dy automjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë. Ndërkohë shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende, por ka dyshime të forta edhe për një zjarrvënie të qëllimshëm. Mes automjeteve të djegura është edhe një automjet me targa greke, në pronësi të një emigranti të kthyer në vendlindje për festat e fundvitit.

30 Dhjetor 2025, 08:10 Nga E. D
Çfarë ndodhi gjatë natës në aksin
pamje nga vendngjarja

LIBRAZHD- Një kioskë dhe dy mjete janë shkrumbuar në orët e para të mëngjesit në fshatin Xhyrë, në krah të aksit nacional Librazhd–Përrenjas. Bëhet me dije se kioska ishte në të pronësi të shtetasit Skënder Gega nga fshati Xhyrë, ndërsa dy automjetet ishin  të parkuara pranë saj.

Në operacion për shuarjen e flakëve morën pjesë dy automjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë. Ndërkohë shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende, por ka dyshime të forta edhe për një zjarrvënie të qëllimshëm. Mes automjeteve të djegura është edhe një automjet me targa greke, në pronësi të një emigranti të kthyer në vendlindje për festat e fundvitit.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur Policia e Shtetit, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

xhyrë aksi librazhd–përrenjas kioske zjarr

Sondazh

Poll