Politike

Vlora 4 ditë pa ujë/ Këlliçi reagon pas deklaratës së Ramës: Përtej qesharakes, faji hidhet te opozita

Sipas Këlliçit, deklarata e Ramës është 'përtej qesharakes', duke theksuar se përgjegjësia për gjendjen e infrastrukturës bie mbi qeverisjen aktuale, e cila sipas tij menaxhon buxhetin e vendit prej 13 vitesh dhe ka nën administrim edhe Bashkinë e Vlorës.

29 Dhjetor 2025, 17:12 Nga D.S
Vlora 4 ditë pa ujë/ Këlliçi reagon pas deklaratës
Belind Këlliçi

VLORË-  Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ndaj deklaratës së kryeministrit Rama, i cili fajësoi tubacionet e vitit 2009 për defektin në ujësjellësin e Vlorës.

Sipas Këlliçit, deklarata e Ramës është 'përtej qesharakes', duke theksuar se përgjegjësia për gjendjen e infrastrukturës bie mbi qeverisjen aktuale, e cila sipas tij menaxhon buxhetin e vendit prej 13 vitesh dhe ka nën administrim edhe Bashkinë e Vlorës.

Ai shkruan. "Përtej qesharakes! Rrënuesi i punës së Shqipërisë, ai që menaxhon buxhetin prej 13 vitesh dhe Bashkinë Vlorë, e paska gjetur problemin tek tubat e Partisë Demokratike. Si gjithmonë, sa herë janë në hall të madh të kapur në flagrancë, zgjedhja është vetëm një: Opozita po qeveris keq dhe fajin e ka Saliu!!! Me fjalët e veta, denoncon harresën ndaj komunitetit duke qenë se në atë zonë nuk qenka dorë që në vitin 2009. E një gjë pozitive e kësaj historie skandaloze është fakti se protesta qytetare e alarmoi qeverisjen, duke arritur deri tek sulltani. Qytetarët e bashkuar fitojnë."/Dosja.al 

belind këlliçi pd edi rama

Sondazh

Poll