Vlora 4 ditë pa ujë/ Rama fajëson Opozitën: Pjesët hidraulike të instaluara në vitet 2009-2010 ishin jashtë standarteve
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën skandaloze në Vlorë, ku qytetarët janë prej katër ditësh pa...
Policia thekson se, mund të ketë kufizime edhe në rrugë të tjera në varësi të skenarit që do të ndjekë opozita.

TIRANË- Policia e Tiranës ka njoftuar se do të ketë sërish kufizime dhe bllokim të qarkullimit në disa rrugë të kryeqytetit për shkak të protestës së opozitës para Kryeministrisë, që zhvillohet çdo të hënë.
Sipas policisë, nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Policia thekson se, mund të ketë kufizime edhe në rrugë të tjera në varësi të ecurisë së protestës. Në rast bllokimi, policia thotë se kanë marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.
Njoftimi i Policisë:
"Tiranë/Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubimin e ditës së sotme, nga ora 18:00 deri në orën 20:00, para Kryeministrisë.
Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht: Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative. Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim."/Dosja.al
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën skandaloze në Vlorë, ku qytetarët janë prej katër ditësh pa...
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka depozituar një kallëzim penal pranë Prokur...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se opozita do të fillojë protes...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur qytetarët e Vlorës, për protestë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se fondet nuk janë përdorur, por janë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar ditën e sotme dorëheqjen e Ramës. Gjatë një...
PD TIRANË- Partia Demokratike dhe opozita në tërësi ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve, të martën e...
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha garantoi se PD do të japë hapësira më të gjera për Brain Gain dhe të rinjtë p...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar qeverinë Rama për korrupsion, abuzim me fondet p...
Sali Berisha TIRANË- Lideri historik i PD, Sali Berisha tha se PD ka pasur mangësi në përfshirjen e diasporës dhe anëtarë...