29 Dhjetor 2025, 15:30
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, duke i cilësuar si një sukses të vërtetë të demokracisë dhe një shembull frymëzues për shqiptarët. Ai thekson se procesi zgjedhor në Kosovë u zhvillua me standarde të larta demokratike, me garë të lirë, administrim korrekt dhe respektim të vullnetit të qytetarëve.
Berisha vlerëson institucionet dhe autoritetet kosovare për organizimin e zgjedhjeve dhe uron qytetarët e Kosovës për kulturën demokratike të treguar. Ai e cilëson këtë proces si kontrast të fortë me situatën në Shqipëri, ku sipas tij, zgjedhjet janë shndërruar në një farsë elektorale nga regjimi i Edi Ramës.
Gjithashtu Berisha uron kryeministrin në detyrë Albin Kurti për fitoren, si dhe të gjitha forcat politike për pjesëmarrjen dhe respektimin e verdiktit të sovranit, duke e quajtur Kosovën krenari të shqiptarëve.
"Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë. Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.
Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.
Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve," shkruan Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
29 Dhjetor 2025, 15:05
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndarë në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari digjital lidhur...
Politike
29 Dhjetor 2025, 15:11
D.S
TIRANË- Policia e Tiranës ka njoftuar se do të ketë sërish kufizime dhe bllokim të qarkullimit në disa rrugë t&eu...
Politike
29 Dhjetor 2025, 14:39
E. D
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën skandaloze në Vlorë, ku qytetarët janë prej katër ditësh pa...
Politike
29 Dhjetor 2025, 14:33
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka depozituar një kallëzim penal pranë Prokur...
Politike
29 Dhjetor 2025, 13:31
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se opozita do të fillojë protes...
Politike
29 Dhjetor 2025, 13:30
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur qytetarët e Vlorës, për protestë...
Politike
29 Dhjetor 2025, 13:28
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se fondet nuk janë përdorur, por janë...
Politike
29 Dhjetor 2025, 13:25
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar ditën e sotme dorëheqjen e Ramës. Gjatë një...
Politike
29 Dhjetor 2025, 12:50
I.A
PD
TIRANË- Partia Demokratike dhe opozita në tërësi ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve, të martën e...
Politike
29 Dhjetor 2025, 12:33
I.A
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha garantoi se PD do të japë hapësira më të gjera për Brain Gain dhe të rinjtë p...