Politike

"PD po angazhohet për betejën finale"/ Berisha: Përshëndes qytetarët e Vlorës për protestën e tyre dinjitoze!

Ai tha se uji nuk mungon vetëm në Vlorë, por mungon në mbarë Shqipërinë.

29 Dhjetor 2025, 13:30 Nga E.d
"PD po angazhohet për betejën finale"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur qytetarët e Vlorës, për protestën që kanë zhvilluar ditën e sotme jashte ambienteve të bashkisë së qytetit. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se protesta kundër regjimit është shpëtimtare për ju dhe për Shqipërinë.

Ai tha se uji nuk mungon vetëm në Vlorë, por mungon në mbarë Shqipërinë. Në fund, lideri i opozitës tha se opozita po angazhohet në betejën finale për largimin e organizatës kriminale nga pushteti.

"Së dyti, dua të përshëndes përzemërsisht qytetarët e Vlorës për protestën e tyre dinjitozë, për fibrën e tyre qytetare, që reaguan në mënyrën më të fuqishme, ua zunë galanë në fyt zyrtarëve makutë, që kanë vjedhur fondet e ujësjellësit dhe ishin mbledhur të festonin me to. Qytetarë dhe qytetare, ju përjetoni padrejtësitë më të mëdha. Protesta juaj kundër regjimit është shpëtimtare për ju dhe për Shqipërinë. Uji nuk mungon vetëm në Vlorë, uji mungon në mbarë Shqipërinë.

Arbitrariteti nuk ushtrohet vetëm në Vlorë, ushtrohet në çdo skaj të këtij vendi. Për të shpëtuar duhet zëri juaj, duhet angazhimi juaj qytetar. Të përzëmë sa më parë këtë të keqe të madhe që i ka rënë në krye Shqipërisë. PD angazhohet, opozita angazhohet në betejën finale për largimin e organizatës kriminale nga pushteti, organizatë që kryesohet nga Edi Rama." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama vlora

Sondazh

Poll