Politike

Vlora 4 ditë pa ujë/ Berisha: U vodhën materialet, tubat e makineritë në magazinë! Përgjegjëse kunata e Fatmir Xhafës

Në denoncimin që Berisha ka postuar thuhet gjithashtu se përgjegjëse për magazinën ku ruheshin materialet ka qenë kunata e ish-ministrit Fatmir Xhafaj. Më tej në mesazh thuhet se pajisjet ishin blerë nga kompania holandeze që ka realizuar punimet dhe ishin në pronësi të ujësjellësit, por sot nuk ndodhen më në magazinë. 

29 Dhjetor 2025, 15:05 Nga E. D
Vlora 4 ditë pa ujë/ Berisha: U vodhën materialet, tubat e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndarë në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari digjital lidhur me sutuatën katastrofike në vlorë, ku qytetarët prej katër ditësh janë pa ujë. Përmes mesazhit denoncues nga qytetari digjital, Berisha shkruan se vjedhja e materialeve të ujësjellësit, tubave dhe makinerive në magazinë janë shkaku i mungesës së ujit në Vlorë.

Në denoncimin që Berisha ka postuar thuhet gjithashtu se përgjegjëse për magazinën ku ruheshin materialet ka qenë kunata e ish-ministrit Fatmir Xhafaj. Më tej në mesazh thuhet se pajisjet ishin blerë nga kompania holandeze që ka realizuar punimet dhe ishin në pronësi të ujësjellësit, por sot nuk ndodhen më në magazinë. 

Postimi i Berishës:

Mashtrime vedhje dhe mashtrime. Miq, vjedhja e materialeve të ujësjellësit, tubave dhe makinerive në magazinë, shkaku i mungesës së ujit në Vlorë!

Lexoni mesazhet e qytetarve dixhital dhe shikoni videon e tyre.

Pershendetje Doktor dhe jave te mbare! Kur humbet tubacioni I ujesjellesit 400.000 euro ne Vlore, magaziniere ishte kunata e Fatmir Xhafes. Me shkruan me siguri nje qytetare nga Vlora qe ka punuar ne ujesjelles ne Vlore. Me respekt.

Miremengjes Dr! Me sa mbaj mend komoania Hollandeze qe beri puninet hak international, ka blere edhe makine saldimi eletrofuzion per rubot HDPE 100, PN 10 dhe ja ka dorezuar Ujesjellesit te Vlores per ra patur pikerisht per rioarimet e kesaj natyre. Po paisjet bashke me makinerite jane zhdukur dhe nuk i bejn dot derman defektit
Ca bejne e taposin ai tub shperthen prap. Tani difekti nuk esht me ne nje pike esht zgjeruar do dhe tub zevendesues.

Nderkohe qe duhet te ven ne Janine te blejne dy fasheta qe jane oer ata tuba dhe ti saldojne me makineri. Fashetat bejne 2000 euro. Nuk esht pune lekesh esht keqmenaxhim. Si dalin ata thone bejme prova plasi prap po ka inxhinjers ketu ? Se edhe te plasi prap pergjegjesi penale esht per demin qe po sjellin. Per mua duhet edhe nje denoncim ne prokurori.

Nuk esht shkarje dheu terreni esht i shesht genjejne. Nuk duhet tub celiku justifikim. E kan gjetur zgjidhjen ne stamboll. Keto jane oajisjet e duhura keta shkojne marrin ne turqi me sinanin nam dhe per ato deshtimet nuk mbajn pergjegjesi Keto i kan patur ne inventar bashke me pajisjen e saldimit ata po i kan zhdukur. Si ka mundesi magazina pa pajisje e ojese kembimi ? Jane per ne burg./Dosja.al

sali berisha partia demokrati vlore

Sondazh

Poll