Aktualitet

Shpërthimi në një pallat në Shkodër/ Tritol apo defekt, ja çfarë thotë policia 

Sipas bluve rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike.

29 Dhjetor 2025, 10:54 Nga E.d
Shpërthimi në një pallat në Shkodër/ Tritol apo defekt,
Foto ilustruse

SHKODËR-  Policia ka reaguar pas shpërthimit në hyrjen e një pallati në Shkodër. Sipas bluve rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike.

Si pasojë ka humbur jetën një person ende i paidentifikuar, rreth moshës rreth 55 vjeç. Policia po heton më shumë mbi ngjarjen, ndërsa po punohet për identifikimin e viktimës. 

Njoftimi i policisë

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike. Si pasojë u dëmtua një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave, identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë./Dosja.al

shkodër shpërthim 55 vjeç

Sondazh

Poll