Aktualitet

Vlora mbetet pa ujë për të katërtën ditë radhazi, defekti në tubin kryesor nuk është zgjidhur ende

Kjo ka bërë që prej ditësh furnizimi me ujë i qytetarëve, familjeve dhe bizneseve të ndërpritet.

29 Dhjetor 2025, 08:10 Nga E.d
Vlora mbetet pa ujë për të katërtën ditë radhazi,
Foto ilustruse

VLORA- Qyteti i Vlorës po përballet për të katërën ditë rradhazi me mungesën e ujit të pishëm. Kjo ndërpreje ka ardhur si pasojë e një defekti, i cili është shkaktuar në linjën kryesore të transmetimit të ujit. Kjo ka bërë që prej ditësh furnizimi me ujë i qytetarëve, familjeve dhe bizneseve të ndërpritet.

Si pasojë e kësaj situate qytetarët po blejnë ujë të ambalazhuar për konsum vetiak. Ndërsa i janë drejtuar burimeve natyrore kryesisht në zonën e “Ujit të Ftohtë”, p♪7r tu furnizuar me ujë. /Dosja.al

ujë vlora defekti

Sondazh

Poll